Tiranë, "Fashion Folk Baazar"
Kur ishte vetëm 17 vjec spanjolli Juanma Bajo Uloa e dha hua shtëpinë tij për të prodhuar filmin e parë e më pas përdori fitimet e filmit për të prodhuar një film të dytë. Tashmë ai është një nga regjisorët që kanë sjellë një erë të re në kinemanë spanjolle. I pranishëm këto ditë në Festivalin e Filmit në Tiranë, Uloa ashprehet se kinemaja Europiane dhe ajo spanjolle duhet të ndryshojë dhe të mos ndikohet më nga kinemaja amerikane.
“Po mendoj se kinemaja jonë duhet të ndryshojë. Kinemaja amerikane po ndikon sot ngado. Mendoj se ne duhete ta lëmë mënjanë kinemanë amerikane dhe duhet të kemi kinemanë tonë, të tregojmë atë që jemi , si në Shqipëri, si në vendet baske, apo ku do qoftë”, tha Juanma Bajo Ulloa, regjisor.
Filmi i tij me metrazh të gjatë “Airbag” u shfaq të mërkurën në konkurimin e TIFF. Ai solli në Tiranë kinemanë e zezë një nga karakteristikat e filmave të regjisorit spanjoll. “Më pëlqen të bëj filma ku përdoret humori i zi. Në këtë mënyrë arrij ti shpjegoj më mirë ato që perceptoj. Mendoj gjithashtu se humori i zi në kinema është për njerëz inteligjent”, tha ai. Të premten në mbrëmje në kinemanë e TIFF do të shfaqet edhe filmi i tij i dytë në titull “Madre Muerta”