Artistët pedagogë ekspozitë në Akademi

Artistët pedagogë ekspozitë në Akademi

Pasi u kanë dhënë hapësirë dhe kanë ngjykuar studentët e tyre, artistë petagogë të arteve pamore, në Akdeminë së Areteve shfaqen së bashku në një ekspozitë. Në titullin “Fjala” ata kanë prezantuar punët e tyre më speciale që kanë të bëjnë me komunikimin, ndjesitë e historitë. 

"Ka lidhje me ndërveprimin njerëzor nëpërmjet fjalës, ka lidhje me fjalën shenjë, imazh, tingull. Shumë nga veprat që shikoni janë objekte në shtëpitë e tyre familjare, që kanë historitë e tyre dhe që sot për publikun bëhen dhe objekte të historive tona", tha kuratori Ardian Isufi.

Mediumet e propozuara në këtë ekspozitë janë nga më të ndryshmet, nga pikturat, fotografitë, e deri tek objektet personale të artistëve sic është gazeta e vitit 87’ e ekspozuar nga Ardian Isufi.

"Ku dhe unë citohem në gazetë si pionier i Enverit, pra kam një lloj autoironie, autorefleksioni duke marr një copëz gazetë nga arkivi i familjes sime, i babait tim, i cili i ruante në mënyrë shumë të kujdesshme të gjithë gjurmët e mia", tha Isufi. Në kët ekspozitë marin pjesë artistë si Gamend Leka, Najada Hamza, Vladimir Myrtezai, apo Fatos Lubonja.


23 Dec 2010