Çelet "Onufri 2010- Unë jam arti"
Artistët e rinj shqiptar të arteve vizuale po ecin në të njëjtën rrugë e nuk dallohen më nga diferenca thelbësore në krijimet e tyre. Këtë kanë dëshmuar të 27 artistët e konkursit “Onufri 2010”. Ekspozita e celur të enjetn, sjell për publikun perceptimet e gjeneratës së re të artistëve shqiptar mbi atë cfarë ndodh sot me artin. Kuratorja Suzana Varvarica, ka shprehur bindjen se të gjithë këta artistë mund ballafaqohen të barabartë edhe jashtë kufijëve.
"Ata janë artistë të cilët mund të dalin dhe veprën e tyre ta ekspozojnë jo vetëm brenda kufirit shqiptar po dhe jashtë saj dhe mund të konkurojnë në mjedise të barabarta me kolegët e tyre. Ndjej që arti shqiptar tashmë është ndarë në ato grupimet e veta, arti i të rinjve që galeria po ekspozon në 'Onufri 201' janë artistë të cilët do të gjenerojnë patjetër një zhvillim të artit të këtyre drejtimeve që flet vetë arti i shekullit të XX dhe shekullit XXI", tha Suzana Varvarica, kureatore e “Onufri”.
Edicioni i 17-të i “Onufri-t” bazohet në moton “Une jam arti. Për të tretin vit konkursi ka karakter kombëtar. 14 artistë marin pjesë për herë të parë, ndërsa 3 artistë vijnë nga Kosova. Ekpozita "Onufri” do të qëndrojë e hapur deri në muajin shkurt 2011, ndërsa cmimet do të shpallen në fund të janarit të vitit të ardhshëm