Ribotohen Statutet e Shkodrës
Një nga monumentet e shkruara mesjetare të Shqipërisë tashmë vjen në dy gjuhë, shqip dhe italisht. Ribotimi i Statuteve të Shkodrës një nga dokumentet më të vjetër me natyre ligjore u jep mundësinë studiuesëve e historianëve të krijojnë një ide më të qartë të funksionimit të rregullit e ligjit në Shqipërinë e vitit 1400. Autorja Lucia Nadin sugjeron se këto dokumenta të rralë duhen parë më një rëndësi të vecantë.
"Rëndësia e këtyre statuteve nuk është vetëm në aspketin ligjor e historik të së drejtës, por këto dëshmi janë interesante pasi tregojnë aspketin social dhe mënyrën se si funksiononte jeta qytetare në Shqipërinë e mesjetës", tha Lucia Nadin, autore.
Në kontekstin e historisë së statuteve, i ftuar në prezantimin e këtoj libri, ish ambasadori i Italisë në Shqipëri Paolo Foresti theksoi rëndësinë e respektimit të ligjit në Shqipëri. “Unë do të ftoja qytetarët shqiptarë të reflektojnë dhe vlerësojnë atë se cka më shumë rëndësi, drejtësia, qetësia, apo dhuna dhe demonstrimet”, tha Paolo Foresti- ish ambasador i Italisë në Shqipëri. Statutet e Shkodrës, Durrësit, Drishtit, Tivarit e Budvës janë një dëshmi e rrallë e ndërtimit dhe funksionimit të qyteteve- shtete të Shqipërisë mesjetare.