Titujt e rinj, mungojnë librat shqiptarë

Titujt e rinj, mungojnë librat shqiptarë


Shkrimtaja amerikane e “Luginës së Kukllave” Zhakuelinë Susan rikthehet në gjuhën shqipe me një roman të ri. “një henë nuk mjafton” është titulli i vendosur këtë javë në stendën e librave të rinj. Një roman që rrëfen përpjekjen e një vajze të re, Xhenjuëri Uejn e cila kërkon në mes të Neë Yorkut dhe Los Anxhelosit dashurinë ideale. Në faqet e librit shpaloste jeta e mediave dhe kinematografisë e cila nuk fle asnjëhere. 

Mes netëve pa gjumë në lokale dhe orëve të gjata në punë ku është rritur kjo vajzë e magjishme, ajo nuk rresht së kërkuara modelin e saj. Në stendën e librave të rinj këtë herë ka munguar plotësisht letërsia shqiptare. Kështu mes letërsisë së përkthyer për lexuesit vjen një përkthim i shkëlqyer që  Mitrush Kuteli i ka bërë përmbledhjes në prozë të Nikolai Gogol në titullin “Tregimet e Petërburgut”. Ndërsa Çarls Dikens rikthehet në gjuhën shqipe me “Klubi Pikuik”. Auotori Zhuliem Muso vjen  me një roman që titullohet “Sepse të dua”.  Ndërssa “Të lindur mes zjaresh” titullohet botimi më i fundit nga autorja Nora Roberts.


13 Mar 2011