Thesaret arkeologjike. Nga veriu në jug, në dy albume
Imazhi i monumenteve arkeologjike shqiptare nga veriu në jug është publikur në dy botime fotografike nga arkeologu Neritan Ceka. Botimet në gjuhën angleze i drejtohen më tepër lexuesit të huaj dhe turizmit.
"Është një vepër shkencore me një disiplinë rigoroze qoftë të paraqitjes materiale të tekstit të shkruar, qoftë dhe të materialit fotografik. Nga ana tjetër është një përpjekje për ti shtuar bibliotekës shqiptare një libër vlerash në dy vëllime", tha Neritan Ceka, arkeolog.
Sipas Cekës, pasuria arkeologjike është ndër të paktat vlera me të cilat ende mund të krenohemi, ndryshe nga monumentet e kultit të cilat po përjetojnë një situatë kritike.
"Për fat të mirë shkatërrimi nuk ka prekur monumente arkeologjike. Ato që kanë pësuar dëmtime janë kryesisht monumente të kultit të cilat janë lënë pas dore për shkak të një organizimi jo shumë inteligjent të punës me këto monumente. Janë shpenzuar shuma të mëdha parash që nuk kanë shkuar tek 'i sëmuri'", vijon Ceka.
Botimet në titullin "Archaeologjical Treasure from Albania", “Thesaret arkeologjike të Shqipërisë” u prezantun në Ministrinë e Kulturës edhe me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë.