Tifozët e Manchester City festojnë fitoren e kupës
Mijëra tifozë të Manchester City i kanë rezervuar një pritje prej heronjsh futbollistëve të skuadrës së tyre që kanë parakaluar në rrugët e qytetit mbi një autobus të hapur për të festuar fitimin e Kupës së Anglisë.
Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini triumfoi në final, duke marrë trofeun e parë pas 35 vjetësh në futbollin anglez. Një gol i Jaja Toure arshivoi suksesin e Manchester City, ndërsa futbollistët e tij përfshirë e Carlos Tevez kanë parakaluar në mënyrë triumfuese përpara tifozëve të tyre.
Fitimi i Kupës sëAnglisë shihet si hapi i parë i drejt projektit të klubit me pronar sheikun Mansour për të ngritur skuadrën në majën e futbollit anglez dhe atij europian. Ky sezon ishte i suksesshëm për formacionin e Roberto Mancinit që përveç Kupës siguroi një vend në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi, objektivat e ardhshme të klubit me financa shumë të mëdha shkojnë më larg.
City kërkon të fitojë titullin kampion sezonin e ardhshëm dhe të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në Champions, ndërsa sheiku Mansour është gati të shpenzojë shuma marramendëse për të forcuar skuadrën me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit.
Në krye të listës së blerjeve janë yjet e Realit të Madridit Cristiano Ronaldo e Rikardo Kaka si dhe sulmuesi Milanit Zlatan Ibrahimoviç.