Liga e Kampioneve, Barcelona gati të përballet me Manchester United
Barcelona ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Anglisë ku më 28 maj do zbresë në stadiumin legjendar “Wembley” për finalen e Ligës së Kampioneve kundër Manchester United.
Dy skuadrat janë përballur më parë në finalen e 2009 për kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, ku spanjollët fituan me rezultatin 2-0, ndërsa një nga heronjtë e sfidës ishte Lionel Messi.
Talenti argjentinas, i cili është në krye të listës së golashënuesëve në këtë edicion të Champions me 11 gola ka bërë të ditur se përballja e “Wembley” do të jetë dryshe, ndërsa shprehet oprimist për suksesin e skuadrës së tij.
"Është një finale, një ndeshje speciale ku gjithcka është e hapur. Eksperienca e finales së Romës është një kujtim i bukur, por tani mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Nuk ka favoritë, por ne po përgatitemi në disa detaje që do të na ndihmojnë të fitojmë. Jam optimist për suksesin”, ka thënë Lionel Messi.
Barcelona projëektohet si favorite në të gjitha parashikimet, por nuk mendon kështu tekniku Pep Guardiola, i cili kërkon të ruajë futbollistët e tij nga euphoria. “Nuk ka favoritë. Ne respektojmë Manchester United, i cili ka bërë një sezon të shkëlqyer.
Do të zbresim në fushë të kujdesshëm por me dëshirën për të bërë lojën tonë”, ka përfundiar Guardiola, i cili drejtoi Barcelonën drejt titullit kampion në kampionatin spanjoll.