Kapet me 15 pistoleta. Arrestohet 15- vjeçari
15 pistoleta te llojeve te ndryshme jane kapur ne portin e Durresit pas nje kontrolli rutinë të efektivave të Drejtorise së Kufirit dhe Migracionit. Në automjetin e tipit benc në pronësi të Ali Koçit 23- vjeç janë gjetur 15 pistoletat dhe një sasi e madhe fishekësh. Policia ka ndaluar 23- vjeçarin i cili ka qenë në portin e Durrësit për të udhëtuar drejt Italise ku mendohet se ka qenë destinacioni i pistoletave.
Ali Koci është banor i Shijakut dhe armatimin e kishte fshehur në motorin dhe sediljen e pasme të automjetit me targa të huaja. 23- vjeçari eshte vene ne pranga dhe akuzohet tashme per armembajtje pa leje dhe trafik te armeve dhe municioneve luftarake.