“Të nisë dialogu”. BE: Mendoni për integrimin
Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi, ambasadori i Hungarisë, Sandro Molnari dhe ai i Spanjës, Rafael Perez në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tirane, me rastin e ditës së fundit të mbajtjes së Presidencës së BE nga Hungaria, kanë dhënë mesazhe të forta në drejtim të klasës politike shqiptare. Ata bënë thirrje që në vend të nisë sa më shpejt dialogu politik, ndërsa klasës politike i bënë apel që ta kthejë integrimin e vendit në krye të axhendës kombëtare.
“Shpresa ime është që procesi i integrimit të konsiderohet si axhendë kombëtare në Shqipëri”, tha ambasadori Sequi.
Ndërsa ambasadori Molnari theksoi se Hungaria ka mbështetur gjithnjë statusin kandidat të Shqipërisë për në BE. “Ne jemi të mendimit që ky është synimi kryesor për Shqipërinë, mundësisht gjatë vitit 2011, por celësi i kësaj pune do të jetë zbatimi i atyre detyrave që janë nxjerrë nga Komisioni Europian, 12 prioritetet”, tha Molnari.