Lajmi i plotë:

Dokumentari për Majkëll Xhekson do të shfaqet dhe në Tiranë

Do te shfaqet sonte ne mbremje  ne kinema "Millenium" premiera e filmit "This Is It", ne te cilin do te shfaqen imazhet e fundit të Michael Jackson ndërsa ishte duke bërë provat e turneut që nuk filloi kurrë. Miliona bileta të premierës janë shitur prej datës 1 tetor në mbarë botën ndërsa jehona në shtypin ndërkombëtar eshte gjithnjë e më e madhe.

Në hartën e premierës botërore është përfshirë edhe Tirana kështu që edhe fansat shqiptarë kanë mundësi të ndjekin premierën sot ne oren  20:30.  Ndërkohë një javë pas hedhjes në internet të këngës “This is it”, dje janë shfaqur edhe sekuenca të gjata nga dokumentari ku këngëtari është duke bërë provat muzikore dhe koerografike të njërës prej këngëve më të bukura të tij "Human Nature".
 
Michael Jackson's This Is It" është drejtuar nga Kenny Ortega që është njëherësh edhe koreograf i  këngëtarit, me të cilin punonte prej vitesh. Dokumentari është prodhuar me mbështetjen e Fondacionit  Michael Jackson dhe është shpërndarë nga Sony Pictures Releasing.  Ai është ngritur mbi 100 orë materiale të xhiruara nga prapaskenat e koncertit, This Is It, që ishte duke u përgatitur, për koncertin në Arena 02 të Londrës, nga muaji prill deri në qershor kur u ndërpre për shkak të vdekjes së papritur të Michael Jackson. Ne 1 ore e 51 min publiku shqiptar do te kete mundesi te shijoje edhe njehere te magjishmin e skenes muzikore  Michael Jackson. Një dokumentar i nxjerrë nga rreth 100 orë xhirime gjatë provave për turneun e ri që duhet të fillonte në Arena 02 të Londrës, në korrik të vitit 2009, përpara se ai të vdiste në qershor, në moshën 50 vjecare.