Lajmi i plotë:

Kur miniatura formon monumentalen
“Inspirimi me ka lindur nga vete natyra, ai te imponohet. Si motiv e kam perdorur berthamen e lules qe nga foleja, lindja, zhvillimi, shperthimi, eleganca etj. Kam perdorur materiale te kombinuara, material te forte, te bute, nje material te ftohte qe jam munduar t’i jap nje ngrohtesi, material i thjeshte qe nuk domethene se edhe skulptura eshte e thjeshte”, thote skulptorja Nebie Berisha.
Ajo ne skulpturat e saja ka perdorur metalin, salikonin, poliesterin, tela te ndryshem, tela me ngjyra, rrjeten, etj.
Poeti Lulezim Haziri ne hapjen solemne te ekspozites tha se prezenca e skulptores Nebie Berisha ne jeten kulturore shkakton habi dhe befasi te kendshme sepse ajo bie si nje freski ne ndarjen e profesioneve, duke thyer bindjen per skulpturen, si profesion meshkujsh dhe me guximin dhe formimin e saj artistik, ajo nuk u ndal se punuari edhe perkunder nderrimit te statusit te saj jetesor.
“Per ta evituar rrezikun e materialeve, ajo e kerkon formen, te rendomtes i jep mision estetik dhe artistik, duke ju dhene nje jete dhe permbajtje tjeter. Skulptorja nuk e kerkon materialin por materiali e gjen ate, i imponohet per t’u formuar”, thote poeti Lulezim Haziri.
Piktori Nehat Beqiri mendon se skulpturat e Nebie Berishes jane punime te lehta dhe nuk imponohen, nuk bien ne sy ne menyre te vrazhde, por me nje subtilitet te veçante.
“Eshte skulpture qe une personalisht kisha dashur te shoh ne ndonje park tonin qe shpresoj se do t‘i bejme ndonjehere. eshte shume origjinale dhe nuk eshte qe mesohet. eshte jashte akademise dhe qasjeve konvencionale”, thote piktori Nehat Beqiri.
Piktori Faik Shabani eshte i mendimit se Nebie Berisha ka punuar nje zhaner teper interesant dhe me kahe te ndryshme. Sipas tij, skulpturat e Nebies kane nje model te ri perendimor me nje paraqitje te shkelqyer te figurave.
“Me format qe i perjetoj, mund te them se eshte nje vije dhe shprehje bashkekohore me menyre te saj te shprehjes. Kjo mund te kuptohet se ka imponim te vijes, formes bashkekohore, por me nje fillim te vetin”, thote piktori Fehmi Kurexha.
Nebie Berisha eshte e diplomuar ne Fakultetin e Arteve Figurative ne Universitetin e Tetoves ne klasen e profesorit Xhelil Rufati, ndersa momentalisht ndjek studimet postdiplomike ne Universitetin e Prishtines, drejtimin e skulptures ne klasen e profesorit Agim Rudi.

