Lajmi i plotë:

Formula 1, gara e fundit në Abu Dabi
Formula 1 do te zhvilloje kete te diele garen e fundit te këtij
botërori ne cirkuitin “Yas Marina” te Abu Dhabi. Me titujt kampion bote
dhe si skuderia me e mire tashme te përcaktuara, kjo gare nuk ka asnjë
interes sa i perket renditjes, por e gjithe vëmendja do te jete ne
cirkuitin e ri ku do te zhvillohet gara.
Me pare, presidenti i Formula 1, Berni Ekleston ishte shprehur se kjo
ishte pista me e mire ne historine e këtij sporti. Cirkuiti ka kushtuar
me shume se 1 bilion dollare dhe eshte pjese e projektit gjigant te Yas
Island, i cili ka kushtuar me shume se 40 bilion dollare.
Megjithse Cmimi i Madh i Abu Dhabit nuk ka asnjë vlere sa i perket
Boterorit te Formula 1, atmosfera përpara gares ka qene shume e
tensionuar mes piloteve. Ne konferencen e fundit per shtyp, piloti i
Tojotes Jarno Trulli dhe ai i skuderise Force India Adrian Sutil kane
patur nje debat te ashper. Dy pilotet kane ruajtur inatet e gares se
fundit, e cila u zhvillua ne Brazil, ku u perplasen me njeri- tjetrin,
duke dale nga gara. Per kete arsye Truli dhe Sutil kane reaguar ashper
ne konferencen per shtyp, duke akuzuar dhe ofenduar njeri-tjetrin,
derisa eshte dashur nderhtyrja e organizatoreve, te cilet kane
nderprere per pak minuta konferencen per shtyp.

