Lajmi i plotë:

Francë- Irlandë nuk do të riluhet. FIFA: Vendimet e arbitrit, përfundimtare
FIFA nuk e ka pranuar kerkesen e Federates Irlandeze te Futbollit per
te riluajtur ndeshjen per play-of e Boterorit 2010 kunder Frances. Kjo
e fundit arriti te kualifikohej per te finalet e Kupes se Botes, pas
barazimit 1-1 ne “Stad de France” qe erdhi vetem ne minuten e 103-te te
shteses, fale nje prekje te topit me dore nbga ana e Tierry Hanry.
Ky episod u kontestua gjate nga irlandezet, qe pas ndeshjes me ane te
federates dorezuan nje note proteste ne seline FIFA-s, ku kerkonin
perseritjen e ketij takimi. Por kjo kerkese nuk eshte pranuar nga
qeveria boterore e futbollit, e cila ne adresen e saj zyrtare ne
internet ka sqaruar se rezultati i ndeshjes nuk mund te ndryshohet dhe
se kjo ndeshje nuk mund te perseritet. FIFA citon gjithashtu se
vendimet e arbitrit jane perfundimtare.
Me pare trajneri i kombetares
irlandeze Xhovani Trapatoni kishte thene se nuk kishte shprese ne nje
vendim te kundert te FIFA-s. “Kam thene edhe me pare, qe irlandezet
duhet te qetesohen tani. Askush nuk mund te ndryshoje rezultatin. Por
ajo qe me shqeteson me shume eshte propaganda per fair-play. Kjo eshte
fair play. Ne flasim shume here per fairplay. Une nuk mund t’i them
femijeve se futbolli luhet me fairplay”, eshte shprehur Xhovani
Trapatoni.

