Lajmi i plotë:

Trukimi i ndeshjeve, mbi 200 persona nën hetim
Trukimi i ndeshjeve i bere publik nga policia gjermane e Bohumit
rrezikon te kthehet ne skandalin me te madh te futbollit. Mbi 200
persona jane vene nen hetim per paracaktim te rezultateve te ndeshjeve
ne kampionatet e ndryshme te Evropes, por nuk mungojne edhe trukimet ne
Ligen e Kampioneve apo ne Ligen e Evropes.
Policia gjermane, britanike, austriake dhe ajo zviceriane ne nje aksion
blic kane arrestuar 15 persona te cilet qarkullonin miliona euro kesh
me ane te basteve. Nderkohe 200 persona te tjere jane nen hetim per
trukimin e me shume se 200 ndeshjeve. Sipas policise se Bohimit 32
ndeshje te dyshuara si te trukuara jane te divizioneve te ulta te
Bundesliges, nderkohe te tjera ndeshje jane te divizioneve te para ne
Turqi, Bosnje, Hungari, Kroaci, Zvicer, Austri dhe Slloveni.
Ky hetim ka vene ne levizje UEFA-n, nderkohe qe perfaqesuesi i saj
Peter Limacher e ka cilesuar kete si skandalin me te madh te trukimit
te ndeshjeve. "Ne ne UEFA jemi troinditur nga shkalla e ketij rrjeti
trukimesh”, eshte shprehur Limacher.
Nderkohe policia gjermane ka konfirmuar se te dyshuara jane edhe 12
ndeshje te Liges se Evropes disa te tjera te kompeticionit me te madh
per klube ne Ligen e Kampioneve.

