Lajmi i plotë:

Fatos Nano:"Këtu jam, prisni të papriturën e radhës"

Intervista e plotë, dhënë për gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin "Opinion" te Tv Klan

Ne rrefimin qe permbyllet sot, z.Nano flet dhe per periudhen nga viti 1991 dhe deri me 2005, duke u ndalur ne takimin e Triestes por edhe njohjet personale me Sali Berishen. Ne kete pjese te dyte Nano kerkon me ne thellesi te memories se tij, kontaktet e para me ata qe me vone u bene protagoniste kryesore te jetes politike e publike ne vend. Konsideron ambiciet e tij, pak me te sofistikuara se ato te Sali Berishes dhe mban mend se dikur Berisha e ka konsideruar Nanon intelektual te sofistikuar te komunizmit.

Kthehemi tek ai qe ju e quajtet takimi i Triestes. Ky takim ka ndodhur ne shkurt te vitit 1992, perpara ketij a keni pasur njohje personale me Sali Berishen? Kur jeni njohur me te?
Une me Sali Berishen, jemi takuar per here te pare fizikisht, i kemi dhene doren njeri-tjetrit vetem ne vitin 1990. Natyrisht e njihja nga faqet e shtypit, (nena ime vuante nga zemra qe ne ate kohe, por nuk ishte kuruar tek doktor Berisha), nga mjedise shoqerore, profesionale, intelektualesh e te tjera, qe kishin kontakte me te. Takimi ka ndodhur ne redaksine e Zerit te Popullit, kam pershtypjen ne periudhen e vjeshtes 1990, kur, pas takimit te Ramiz Alise, te gushtit, kryeredaktori Perparim Xhixha organizoi nje bisede me intelektuale te spikatur te fushave te ndryshme, e cila u zbardh edhe u botua te nesermen. Merrte pjese Berisha, si intelektual nga mjekesia, apo i fushave humanitare, ishte Alfred Uci, si intelektual i kultures apo perfaqesues i akademikeve, isha une si perfaqesues i ekonomisteve dhe nje i katert, me duket Spiro Dede si sekretar i ri i KQ te PPSH. Gjithsecili parashtroi idete per ndryshim, reforma, mbajti qendrim ne perputhje me profesionin dhe vokacionin e fushes, apo te eksperiences ndaj krizes qe po akumulohej ne shoqeri, ne ekonomi, ne ushtrimin e iniciativave te lira ose jo. Secili foli per ate qe kishte menduar per fushen e tij. Rame dakord, - aty pashe qe edhe une edhe Berisha, ishim njelloj ekzigjent ndaj ruajtjes se te drejtes te autoresise per ato qe thoshim, qe bocat do te ishin gati nga pasditja. Diku nga ora 6-7, sic ka qene teknologjia e gazetes me plumb atehere, per cudi, ne korridoret e Zeri te Popullit qelluam te dy bashke me Berishen ne te njejten kohe, askush tjeter nuk erdhi. Ne ate kohe, Mitro Cela ishte pergjegjes i redaksise ekonomike, dhe u pershendeta me te ne korridor. Nuk e gjeta aty Fahri Balliun ate dite, por aty ka qene se nuk ishte krijuar "55"-a. U gjendem ne dy tavolina ne nje zyre te vogla, me kompensate pa asnje gje siper, balle per balle me Berishen, ai korrigjonte bocat e veta, edhe une te miat. 

Ju nuk e dinit qe 3 muaj me pas do te ishit dy nga njerezit me te rendesishem te Shqiperise. . . 

Une nuk e dija, une s'e dija te pakten, se s'mund te bej aludime qe a e dinte Berisha apo jo. Ambiciet e mia kane qene me pak te kristalizuara se ato te Berishes, besoj. Papritmas, Berisha - qe kishte vleresuar menyren se si une kisha folur gjate bisedes ne redaksi, por nuk kishte pasur rast te bente nje bisede akoma me te zgjeruar me mua - gjen dicka qe ia kishte ndryshuar redaktori dhe me pyet mua: Fatos, si te tingellon kjo?. Doktor, i thashe, cfare ke dashur te thuash dhe cfare te shqeteson? Nuk ka rendesi, se tekstin s'e mbaj mend tani, por doktori ka qene gjithmone obsesiv nga pikepamja intelektuale per te ruajtur saktesine e frazes qe mendonte. Ne nje moment une i them, po mire kam pershtypjen se e thene pak me ndryshe, ndoshta ne nje gjuhe me te pranueshme gazetareske, e njejta ide eshte aty, cfare te kane prishur. Nuk e vazhdoi debatin me tutje sepse ndoshta pa qe s'kishte nje menyre tjeter per t'i thene gjerat, neser doli qe sic e vleresova edhe une, mire ishte. Nuk e di si ka reaguar Berisha me tutje per kete gje, por me duket se diku ka thene se "tek Nano pashe nje intelektual te sofistikuar te komunizmit", ne nje kohe qe une isha te pakten po aq profesionist, apo i lire ne suazen universitare sa ai. Ky ka qene takimi i pare. Takimet e tjera kane qene ne korridoret e Parlamentit te pare pluralist, une Kryeminister dhe ai kryetar i opozites, kur negocionim dhe atehere nisem negociatat dhe kompromiset e medha te para. 

Qe vijuan dhe ne vitin 2003. . . 

Qe vazhduan dhe qe jane te pashmangshme, dhe ne nje menyre ose ne nje tjeter perbejne skeletin e vitalitetit te pluralizmit ne Shqiperi. 

A ka pasur nje bisede koke me koke midis jush dikur per te ndare ate qe mund te konsiderohej tregu politik shqiptar?

Asnjehere pertej raporteve te ketij morali politik midis opozitaresh. 

As ne Trieste?

As ne Trieste, e cila eshte nje bisede me te tjere deshmitare politike. Natyrisht qe nuk kane qene fjalime bisedat qe beheshin ne tryeza, pra fjalime te seances parlamentare, kane qene me me pak te shara, ose me me pak kategorizime bardh e zi. 

Po ne Trieste cfare ndodhi realisht?

Triestja eshte nje produkt rrethanash te cuditshme sepse, nje pasdite te shkurtit 1992, pra nje muaj pak perpara zgjedhjeve te marsit 1992, mua me vjen ne zyren e kryetarit te PS, ne oren 5 pasdite, ambasadori italian Kardilli, dhe me percjell nje ftese te De Mikelis, nga partia e Kraksit, ministri i Jashtem i Italise, per nje simpozium te Partise Socialiste Italiane, me fokus ne problemet e demokracive te reja te lindjes dhe te rajonit, ku ftohesha te merrja pjese ne debat, shoqeruar me programin e nje seminari dyditor, uorkshop, i thone tani. E pyes, kur fillon konferenca. Neser ne mengjes ne oren 10, me thote. Me cfare te fluturoj une tani, i them, kur Alitalia kishte ikur ne oren 2 ? Kush eshte tjeter? Me thote qe, per shkak se Italia po i ndjek nga afer zhvillimet shqiptare, De Mikelis nuk mund te mos ftonte drejtues te opozites dhe eshte edhe Berisha dhe Meksi. Ok, mbeti per Alitalia-n e te nesermes dhe ne oren 1, ne transitin e aeroportit te vjeter te Rinasit pershendetemi me koke dhe Berisha ma ben me dore me Meksin, te cilit i kisha dorezuar zyren nepermjet Ylli Bufit. Pershendetemi - per ku keshtu, per Trieste edhe ju, edhe ne. Na iku seanca e paradites. Nderkohe, me bilete ne dore, une kisha filluar te interesohesha mos kishte ndonje fluturim carter. Kur shikoj nje mikun tim qe kish punuar ne tregti te jashtme - Fatos per ne Rome, po i thashe, po ti? Jam me keta investitoret italiane. Me cfare jeni ju? - Me carter shtate vendesh me thote. Keni vende, i thashe une. Me thote mua, hajde se po rri une mbi bagazhe dhe e bera vendin per ty. Hipa ne carter nje ore para Alitalias dhe mberrij nje ore para ne Rome. 

Kur dola nga chek-out ne transit, gjej profesorin Mentor Cokun, qe nuk e njihja. Por qe kishte zene rrugen tek kafja ne daljen e udhetimit te Alitalia nga Tirana, sigurisht ai me njihte. Me thote, mire se erdhe zoti Nano. Me falni, i thashe. Prezantohet, kam dal t'ju pres juve me thote, do te vij edhe doktor Berisha. Erdhi Alitalia me thote mua, apo erdhe me shpejt. I them, erdha me fluturim carter, duke ardhur eshte edhe Alitalia. A pime nje kafe presim edhe ata se per Trieste jemi te gjithe. Profesor Coku banonte ne Rome, por ishte zhvendosur ne funksionon te konferences dhe do ta shpjegoj me vone cili ishte arsyetimi i tij dhe veprimi i perkujdesjes si mikprites. Pime kafe, me thote historine e tij perpara se te vinte Berisha dhe Meksi. "Une e kam perjetuar me ndoshta me shume pasoja tragjike se sa shume te persekutuar dramen e komunizmit". Ai kishte ikur ne '43-'44. "Kam takuar vajzen vetem ne 1990, ne moshen 37-vjecare, pasi e lashe foshnje! Kur e perqafova, ndjeva muskujt prej burri te shpines se saj sepse jeta e saj ne internim kishte qene ne pune te rende, prashitje a ndertim! Une mund te kisha arsye personale qe te jem shpagimkerkues edhe politikisht. Por, une drejtoj komunitetin mysliman te Romes dhe jemi te perfshire ne veprimtari humanitare, ne veprimtari bamirese per Shqiperine e sotme ne tranzicion dhe per hallet qe ka. Une dua te flas me ju politikanet, duhet te kultivoni dhe te filloni ta ktheni ne politike frymen e pajtimit kombetar. Ndaj, tha, po ju pres te flasim etj. Mberrin Berisha dhe Meksi, habiten kur me shohin mua te ulur me profesorin Mentor. Berisha me pyet: Fatos i ke hyre detit me kambe? Qeshim. E marrim fluturimin tjeter, mberrijme ne Trieste ne mesnate pothuajse dhe une kisha qene ne merak edhe per hotelin, se nuk ishte ai qe kishte pergatitur Mentor Coku edhe per mua. Rrjedhimisht, me autoritetin qe ai krijoi me kete gjuhe me te cilen u bisedua, me ftoi edhe mua, nuk hezitova per te shkuar ne te njejtin hotel. Hapem restorantin ne mesnate per te ngrene darke, u ulem ne tryeze me Mentorin ne krye, une dhe Berisha perballe, Meksi ne krahun tim dhe ne krah te Berishes, nje Ylli Jasa qe ishte asistent i Mentor Cokut, nje ish-refugjat qe Mentori e kishte ndihmuar te integrohej ne ate zone te Triestes. 

Cili ishte thelbi i bisedes?

Mentori fillon te thote, ta hapim kete bisede, vendi ka me shume nevoje per arsyetim dhe fryme bashkepunimi, bashkejetese, pasi veshtiresite e tranzicionit dhe pasojat e komunizmit nuk kurohen me inat. Nderhyrja ime ne thelb, duke iu drejtuar Berishes sidomos, ka qene ne kete format. Doktor, i them, duhet te beni kujdes per te dominuar spontanitetin, urrejtjen, apo gjuhen dhe veprimet qe vijne nga urrejtja objektivisht e akumuluar e turmave te verbra qe po mblidhen rreth jush. 

Cila ishte pergjigjja?

Pergjigja ishte shume deklarative dhe aspak e arsyetuar, nuk kishte hapesire per arsyetim, por vec eufori tek Berisha ne ate kohe. Papritur Mentori thote diku nga ora 3 pa cerek e mengjesit: Doktor, une jam me Fatosin ne kete arsyetim! Kjo i dha fund bisedes, pasi Berisha u ngrit dhe tha, mua me flihet. Ketu mbaroi takimi i nates. 

Zoti Nano, si shpjegohet qe pasi ju jeni burgosur, keni bere nje interviste nga burgu, ne te cilin lini te kuptoheni me Berishen se dicka nuk funksionoi nga biseda e Triestes?

Une vazhdoj te jem edhe kesaj dite i bindur, besoj edhe Berisha mund te kete reflektuar, por une nuk kam ndonje te dhene per kete. Qe ne rast se do te ishin dominuar veprimet e rruges, ethet e rruges, nese do te ishin klasifikuar vecmas ndjenjat dhe nevojat e te persekutuarve te vertete, ndryshe nga spekulantet me persekucionin komunist, Shqiperia do te kishte kursyer shume fatura qe zgjaten procesin dhe shtuan kostot e tranzicionit. 

A ia keni dorezuar ju pushtetin Sali Berishes ne 22 mars te vitit 1992?

Ne kuptimin a e late qe t'i fitonte zgjedhjet?

Ne kuptimin e dorezimit pa kushte, jo absolutisht. Ishte e qarte, ishte nje proces i pashmangshem, ne luftuam ne kushte te pamundura per te kapur votat dhe elektoratin e se majtes, i cili u reduktua ne 27-28%, aq ishte mundesia, kishte shume egersi, kishte shume dhune, kishte shume pengesa qe ne te komunikonim lirisht ne te gjithe territorin, ndoshta e njejta situata per te cilen PD-ja ankohesh ne 1997! 

Pra nuk ka qene nje dorezim, ka qene nje humbje normale. . . 

Ka qene nje rrjedhje e natyrshme e pushtetit drejt partise se pare opozitare qe u krijua ne kushtet e pluralizmit. Ka pasur edhe shume ish-komuniste qe votuan per PD-ne. Pastaj PD-ja rruges filloi te hutohet qe cfare jane te gjithe keto komuniste qe jane futur ne radhet e saj. 

Ne 30 korrik te vitit 1993, ju u arrestuat zoti Nano. Ju kane akuzuar me shperdorim qe lidheshin me ndihmat italiane. A e prisnit arrestimin dhe a e dinit qe kjo mund te ndodhte? Ju e kishit paralajmeruar qe ne prill, kur kjo ceshtje u hap ne Parlament. 

Ne kohen qe une pranova, midis koshiences dhe subkoshiences per te marre drejtimin e Partise Socialiste, te destinuar per te kaluar ne opozite, ishte e kuptueshme, pavaresisht nga mungesa e parametrave dhe te gjithe konturit te qarte se sa e veshtire dhe me sa sakrifica do te ishte kjo rruge e reformimit te se majtes, natyrisht, e rikthimit eventual ne pushtet, kur, si, kushedi. Partite politike pushtetin synojne. Nuk mund te them qe kisha kalkuluar qe mund te behej edhe burg. Por, qe nuk mund te perjashtohej qe mund te iknin edhe koka. 

E kishit menduar edhe kete?

Absolutisht, ka pasur kaq shume incidente para burgut, sic ishte atentati i Tropojes, dinamiti ne zyrat e PS-se ne Bajram Curr, bllokimi nga njerez te armatosur ne shtepine e nje drejtuesi te PS-se se Tropojes, qe nuk na lejoi te benim mitingun, arratisja e shoferit tim nen goditjet e kallasheve dhe pastaj nderhyrja e vone e policise qe na nxori ne rrugen e Kukesit, ne Qaf Mal, ne gjashte pasdite etj. Ka pasur jo vetem atentate me arme, jo vetem goditje me gure si ne Elbasan, por edhe pusi te panumerta si ne Diber, apo si ato qe sollen ne 1997 me pas masakren e Ures Vajgurore etj., te cilat pavaresisht se nuk mund te klasifikoheshin qe ne fillim si rreziqe emergjente, per operacione shpetimi, por ishin rregullisht te pranishme. Ndersa me vone, burgosja iminente u be e qarte, pasi filloi te strukturohet si nje platforme institucionale goditja, hetimi parlamentar, raporti i Kontrollit te Shtetit, nje numer seancash qe coi deri ne heqjen e imunitetit, une e prisja arrestimin. 

Dhe diten qe u arrestuat?

Absolutisht po. Madje, me lejoni te them, qe meqenese une e kisha marre kete vendim pa kthim, qe do ta drejtoja partine e se majtes se re ne kushte te pamundura, atehere fillova te stervitesha per vetmine e burgut, ne shtepine time te vjeter. Vecanerisht disa paradite, sidomos ne fundjave, apo pasdite, pa perenduar, une mbyllja grilen e dhomes sime te gjumit dhe rrija me ore te tera ne shtrat, ne erresire, ne vetmi! Kam pershtypjen qe me vone kjo me ka ndihmuar te vazhdoje te flase me veten, ose te administroje veten ne kushtet te pamundura te burgut 313 ne 1993-1994. 

A arrinit realisht ju ta drejtoni PS nga burgu? Menduat per ndonje moment qe per hir te burgosjes, qofte te izolimit, per largimin fare nga drejtimi i partise dhe te riktheheshit ne jeten tuaj? Rikthimi ne jeten tuaj mund t'ju lironte nga burgu. . . 

Pyetja te mira, ne kuptimin e asaj qe duhet te nxjerrin per publikun nga kjo periudhe e jetes ime. Nuk behet fjale per drejtimin e perditshem te nje partie politike ne burg, si nga zyra. Natyrisht nuk perjashtohet dot, kategorikisht madje, qe drejtimin politik mund ta beja, jo vetem me komunikimin dhe me shembullin e nje burgosuri politik qe me mesazhe te herepashershme i drejtohej edhe struktures, edhe militanteve, edhe elektoratit, por me nje mekanizem kompleks qe jeta mundesoi. Dreqi e mori, me denuan te behesha burgaxhi, u bera burgaxhi, keshtu munda te komunikoj me boten e jashtme dhe me partine, dhe me shtypin dhe miqte e panumert!

Si?

Pa levizur nga burgu! Me ndihmen e popullit, me gardianet, me te burgosurit, me te afermit e tyre! Une isha ne pjesen me te izoluar te sigurise se larte te burgut, dreqi e mori, ne ajrim dhe banje, apo ne takim me avokatin, nuk me ndalonin dot te shkoja. Shtypi para se te vinte ne syte e mi, hynte ne corapet e mia te leshit, ne thember. Une lexoja dhe shkruaja naten, kur vone gardianet mesuan qe ky i rrezikshmi duhet ruajtur naten, se diten ben sikur fle. T'ju them nje episod, mocioni i famshem i viti 1996, e dini si ka dale nga burgu?

Jo. 

E shkrova ne kater faqe blloku kalendar, ne format blloku, por t'u plotesuar nga bashkepunetoret e mi me pas, por skeleti, idete, ceshtjet qe duheshin mbushur gjithashtu, ishin kater faqe. Une kisha shkruar naten ne Bence dhe ia jap te nesermen njerit nga pjesetaret e forces se gatshme qe bente sherbim 24 ore, pastaj dy dite pushim, qe ishte per rregullin e brendshem ne burg, per trazirat midis te burgosurve, nje djale nga Tepelena, qe prej disa kohesh e bente korrierin e jashtem. I them, kjo, duhet te shkoj ne filan pike ne Tepelene dhe eshte per ne Tirane. Papritmas, ne burg mberrin nje kontroll i befasishem me ne krye te ndierin Bujar Kaloshin, ish-drejtor i Pergjithshem i Burgjeve, i cili, se bashku me njerez te administrates qendrore te burgjeve merr ne kontroll gjithe burgun. 

Dhe. . . ?

Fillojne kontrollet gjithandej, natyrisht kishin ardhur per mua. Fillon nje regjim tjeter etj., etj. Mbaj mend kur dola per banje ne mengjes, kete djalin, ne tete e linte sherbimin, e pyes: A e shpetove ate qe te dhashe une? Me tha, arrita, sapo pashe qe po vinin furgonet, ta nxjerr jashte rrethimit te burgut dhe e kam futur nen nje gur! Por binte shi ate nate. Inshalla nuk eshte lagur me tha. Providencat ishin te mos ishte lagur dhe shkoi ne Tirane. 

Dhe shkoi e shkarkoi te gjithe drejtuesit e PS. 

Shkarkoi ata, nisi Gramoz Ruci pa lajmerim ne Greqi pas doreheqjes etj. , etj. 

A keni pasur dijeni per terheqjen nga zgjedhjet e 26 majit dhe cili ishte reagimi?

Po ne parim dhe jo sic u be. U nis shume vone nje korrier nga Tirana, nga dreka, ku mesa duket ne mendjet e drejtuesve te PS-se filloi te piqesh ideja e bojkotit dhe terheqjes dhe mberrin nga ora pese tek une, kur ishte bere fakt. Me vone ky fakt qe Nanon e lajmeruan u mor si miratim i Nanos. Une u shpreha publikisht qe te mos terhiqen komisioneret pavaresisht se po terhiqeni nga zgjedhjet. Duhet te jene deshmitare te manipulimit. Natyrisht qe kjo eshte ajo pjese qe nuk e drejton dot nga burgu. Nuk e di cdo te ndodhte nese nuk do te ishin terhequr komisioneret. Sigurisht qe nuk do te ndodhte kjo qe ndodh sot me 20 mije komisionere qe firmosin dhe ka akoma mos njohje te rezultatit te zgjedhjeve dhe s'ka asnje prove per manipulim!

Nje moment tjeter ishte zgjedhja e Bashkim Finos si kryeminister. PS po drejtonte qeverine e pajtimit kombetar e cila ishte qeveri tranzicioni. A dhate ju aprovimin e Finos si kryeminister?

Jo ishte e pamundur te jepja une aprovimin. Une Finon e mbaja mend jo vetem si student i ekonomikut por dhe si ish kryetar i Bashkise se Gjirokastres. Pra ne 97, Fino e kishte lene detyren e kryetarit te Bashkise te marre ne 92-in. Une e mora vesh nga radio, BBC dhe Zeri Amerikes qe i dha lajmet mengjesin e dates 11 mars. Ishte e pamundur te jepja une aprovim. Mua me sollen naten e 4 marsit ne Tirane dhe qendrova deri ne 13 mars ne izolim te plote, munda te kisha vetem radion. Nuk kisha asnje mundesi komunikimi me PS, u nderpre dhe komunikimi me familjaret dhe nuk kishim as ushqim. Madje ditet e fundit i kaluam me biskota. Mbaj mend qe ate mengjes kalon Ramizi ne korridor per nevoja personale dhe kerkon lejen e gardianit qe te komunikonte me mua. Me pyet c'kemi. Lajme te mira i them, qeveria dha doreheqjen dhe kryeminister eshte propozuar Bashkim Fino. C'eshte ky me tha? I them cun i mire, dora jone! 

Ramizi ishte krejt i pa informuar?

Keshtu dukej. 

Cfare ndodhi me 11 mars?

Ne 11 mars ne mbremje, kur nderroheshin rojet, niste turni i nates, pati nje vonese ne ardhjen e turnit te ri. Gardiani i turnit qe bente kontrollin e te gjitha qelive, kur hapi sportelin, e pashe me nje shprehje te cuditshme te fytyres dhe e mbylli menjehere. Pas kesaj, nisi nje zhurme e larget ne korridoret e burgut te Tiranes, qe jane shume te gjata, qe nuk kuptohej se cfare ishte ne fillim. Pasi zhurma po afrohej, u kuptua qe po shperthenin dyert, kishte goditje. U kuptua qe kishte nje revolte te brendshme. Kuptova qe ishte serioze sepse rojet e kullave te rrethimit te jashtem nisen te qellonin ne ajer. Kishte zhurma goditjesh te dhunshme dhe te frikshme brenda dhe armesh jashte. Une isha ne nje qeli 1 m e 90 te gjere, 5 m te gjate dhe 5 m te larte ishte, me frengji pa xhama. Duke mos e ditur ku qellohet dhe plumbat mund te bejne rikoshet, vendosa te qendroj poshte frengjise. Duke ndejtur aty, pashe deren perballe dhe mendova qe sikur te hyje nje pistolete dhe te me qelloje ne lule te ballit dhe vendosa te qendroj poshte deres. Pastaj fillova te mos qendroj ne nje vend dhe te leviz. Aty goditjet u afruan aq shume dhe ulerimat e femrave te piramidave ne qeline ngjitur, kur u thyen deren. Pastaj filluan goditjet ne deren time tek shuli dhe derrasat. Aty mora nje pozicion mbrojtes rreze murit te deres, se nuk e dija kush do te hynte - sipas filmave, ishte partizan apo gjerman?! Kur dera u hap hyn nje koke me shami dhe bertet: Urra! Liri Fatos Nanos! Brenda pak minutash aty hyn nje turme qe kur arrita ta numeroj ishin 45 vete ne 10 m2. Kuptova qe revolta erdhi brenda sepse ata nuk mund ta kuptonin dot se mund ta fitonin lirine pa Fatos Nanon. Isha peng i kesaj turme. Papritmas 600 kriminele, te denuar apo jo, te supozuar apo te tille, mes te cileve edhe hasem, edhe femra, u gjenden ne nje mjedis pa dyer dhe pa roje. Imagjinoni sa e veshtire ishte gjendja. Duke pare kete skene, fusin edhe Ramiz Aline ne qeline time. Me lejoni te jap dy ekstreme te kesaj skene qe ndodhen ne pak sekonda. Papritmas nje hasem gjen nje hasem tjeter ne qeline time. Njeri nxori nje thike dhe filloi te kerkonte barkun e hasmit. Ky tjetri, kishte shkulur nje derrase nga dera dhe e verviste per ta mbajtur larg. Derrasa pret Ramizin ne balle nga levizja shume prane meje dhe une shtyj Ramizin ne qoshe te murit. Thika e pret ne bark hasmin. Gjaku bie ne jastekun pa kellef ku une kisha vene koken pak caste me pare. Ne te njejtin moment, disa metra me tej, nje cift, nje italian dhe venezueliane, po putheshin. Ishin kapur me droge dhe kishin 45 dite pa u takuar me njeri tjetrin dhe nga malli dhe ankthi po putheshin. Ne ate moment une uleras: A ka ndonje trim ketu qe te vendosi rregull? Dhe shfaqet per cudi, ai qe hyri me shami ne koke i pari dhe tha urra! Ishte autori i Shkallnuerit te Berishes, ai qe hodhi granaten. Dhe kur une bertita, nuk ishin keta trimat e supozuar, si Nehat Kulla, apo Luan Pobrati, qe ne 40 oret e rebelimit u fshehen ne kaush. Ishte Naim Zyberi, pjesetar i nje grupi, i denuar apo jo ne ate kohe s'e di, i cili vuri rregull. Me vone u vra pas daljes nga burgu ne Itali nga rivalet. Ai me nje qetesi te habitshme vuri rregull. Ndau burrat nga grate, i vuri te gjithe ne qeli, caktoi nje grup te largonte hasmit nga hasmit. Grate ne ato 40 ore, shkuan ne banje me te sigurta se kurre, as sa me gardianet, pa iu prekur nje qime floku. Ky trim i ftohte mori persiper te negocionte me Drejtorine e burgut per kushtet e lirimit. Natyrisht, une isha peng i ketij njeriu, kur, te nesermen, u krijua qeveria "Fino" dhe Spartak Ngjela, Minister i Drejtesise, vjen ne burgun e shperthyer. Me vone mora vesh se kishte vene bast me reporteret e huaj ne Hotel Rogner qe do t'ju sjell Nanon une nga burgu tani. Vjen tek autoritetet e burgut qe i thone, ku ta gjejme Nanon ne aty tani, ka nje komitet aty qe drejton revolten. Nga sporteli i kuzhines qe ishte i vetmi qe komunikonte, Ngjela flet me Naim Zyberin. Ky, vjen ne qeline ku isha une me disa nga kryesoret perreth dhe, duke me pare ne sy me thote: Ka ardhur nje i thinjur me syze qe do te te takoje ty, cfare ti them? Une me shpejtesine e sekondes kozmike te trurit, pergjigjem: "I thuaj se Nano mire eshte, por ne qofte se leviz nga vendi ku eshte, jo ai, por as une s'ia garantoj dot jeten apo jo!" Lere, me tha, e mora vesh se qenke burre! Nuk na tradhtove! Me pas kam bere shaka me Ngjelen se po ta dija se kishe vene bast, - e ndanim bashke - une kisha reaguar ndryshe. Mirepo une nuk reagova pa mend per kater vjet, ose 1480 e ca dite ne burg!

Si dolet nga burgu, eshte e vertete se u larguat me nje ambulance?

Une mund te kisha dale nga burgu, sidomos ne Bence, kur te doja. Vecanerisht ne gjysmen e dyte te vitit 1996 dhe ne fillim te 1997. Madje ndertova nje sistem komunikimi te mjaftueshem dhe efikas edhe me drejtuesit e partise. Nuk prisja vetem familjare, por ne oret e vogla te nates si 2 deri 4 e mengjesit, personazhe apo personalitete si Mejdani, Islami, Ruci, vinin me takonin ne burg, me konspiracionin tim ne bashkepunim. 

Pra sistemi i sigurise se Berishes nuk paska funksionuar?

Nuk e kishin mendjen tek une se plasen te tjera. E me hoqi qafe duke me larguar ne Tepelene. Nga me te fundit erdhi Serveti, qe u ankua se, pse une nuk po e qasja, kur te tjeret kishin ardhur. Me kujtohet nje nate, kam percjelle Gramoz Rucin, enkas deri tek porta e jashtme e burgut ne 3 te mengjesit, pak dite para se ai te ikte ne Greqi. Pasi arsyetuam nja tre cerek ore, vura nje kaskete ne koke, me tuta dhe e percolla qellimisht deri tek dera e jashtme e burgut, e cila ishte pa dry, dhe aty ndalova. Kishin hapur fjale here pas here, ne nje bashkepunim te cuditshem midis SHISH dhe gazetes "Albania", qe une naten dilja e pija ne klubet e Tepelenes dhe madje kisha qene edhe ne dasmen e motres se Gramozit. Marrezira! Nuk ishte e pamundur te behej kjo gje, por nuk do te qendroja me ne burg po te beja gjera te tilla. Gramozit i thashe ne ate cast: "Te solla kastile deri ketu per te treguar se une mund te kisha dale nga burgu, madje, sic e sheh, te vija edhe sonte, te vijoje rrugen me ty! Por s'e kam bere kete gje, se ju duhej nje flamur, nje fryme dhe nje njeri, qe duke paguar kete sakrifice, te mbushte vakumet dhe mungesen e veprimeve te tjera te opozites, qe ne kushtet e sotme jane te veshtira per t'u bere; qe mobilizon njerezit, elektoratin dhe rivendos me shpejt ndoshta, me sakrifica, normalitetin e demokracise shqiptare!

Si u larguat ne 13 mars 1997 nga burgu?

Mbas 40 ore revolte te burgut te Tiranes, njoftimi me i fundit i konfirmuar edhe nga vizita e Ngjeles me drejtuesit e protestes te burgut, ishte qe ne oren 4 pasdite, do te degjoni nje lajm te TVSH, per amnistine qe kerkoni. Nuk u priten lajmet dhe ne 4 pa 5 filloi dalja jashte e te burgosurve. Nen vemendjen e Bedri Cokut, zevendesdrejtorit te pergjithshem te burgjeve, qe nisi evakuimin e te burgosurve, dhe drejtorit te burgut 313, nje djale nga Laci i jashtezakonshem per karakter dhe trimeri, u la te rrjedhin jashte rreth 600 vete. Une vendosa te mos e kapercej pragun mes burgut te brendshem dhe oborrit. Pasi kishte rreth gjysme ore qe kishte dale turma dhe nuk kishte me zhurme neper korridore, ne rruge degjoheshin te shtena, degjoj disa hapa qe afroheshin ne korridor. 

Nuk kishte asnje nga Partia Socialiste qe erdhi per t'ju kerkuar?

Kishte disa djem qe kishin qene dhe mbeten badigardet e mi edhe me vone. Djem trima, qe ishin gjate gjithe 40 oreve ne kontakt per te kuptuar isha gjalle apo jo, qe prisnin jashte se nuk hynin dot brenda. Degjoj hapa qe po afroheshin ne qeli. Ishim une dhe Ramiz Alia dhe nja 2-3 vajza te piramidave, ishim nja 7-8 veta, u shfaq nje treshe. Nje civil dhe dy me uniforme. Ishte drejtori i burgut, shefi i sigurimit te brendshem dhe drejtori i policise se burgut. Na pyeten, cfare beni ju ketu? I them une jam Fatos Nano, ju kush jeni? A, me falni, tha drejtori, te prezantohemi! Dhe u prezantuan. I thashe: " Me lejoni t'ju them qe une jam ketu, jo per fajin tuaj. Kam nje denim nga gjykata, me te drejte apo jo eshte ceshtje tjeter, por po e kalova pragun e qelise, une shkel ligjin. Pyetja ime eshte ku mund t'i kaloj une 16 muajt e fundit e mbetur nga denimi per te cilat me ka denuar gjykata? Ai shtangu dhe me tha: "Te kuptova, mund te prisni disa minuta?" U vonua disa minuta dhe kur dolem, e kuptova se cfare donte te bente. Kishte rreshtuar te gjitha rojet, per te shmangur veprime te pa kontrolluara, me armet ne kembe te vena me sigurese dhe kthehet tek qelia me fut krahun dhe me thote a mund te me ndiqni? Dalim nga shkallet, dhe ne oborr mora vesh pse me futi krahun drejtori, se rrezoheshe nga gezhojat e shumta. Pavaresisht nga nevoja per te pare se ku hidhja kembet, pershendeta shume nga gardianet qe me buzeqeshnin dhe m'u duk vetja sikur une, i burgosuri i famshem, po kaloja rojen e nderit te gardianeve. Shkojme ne zyren e drejtorit dhe na ai ofroi dicka freskuese per te pire. Me pas vjen nje autoambulance ne oborr dhe ne timon ishte vete drejtori lacian. Futemi te gjithe brenda. Sapo dolem nga dera e burgut, perkulemi nen vijen e bardhe te xhamave se ka te shtena. Dalim ne unaze dhe drejtori pyet, ku i keni shtepite? Lame Ramizin, me pas disa gra dhe ne fund zbrita une. "Thashe drejtor cfare po ben?". " A me pyete ku ti kaloj muajt e fundit te denimit? Une po ju coj te gjitheve ne shtepi me tha, sa te vendoset shteti dhe une nuk e di se ku te jap doreheqjen, a ka ndonje vend?" I bie ziles se deres dhe me del babai, gruaja dhe femijet te dera e oborrit. Nena me kishte vdekur. Pavaresisht nga emocionet e 4 viteve nuk harrova ta ftoj drejtorin te hyje te pije nje kafe. "Me fal, u pergjigj ai, por ta thashe se cfare pune kam. Dua te bej detyren time dhe shteterore dhe njerezore, te jap doreheqjen sepse kur ka rene shteti, nuk mund te marre rrogen drejtori burgjeve, e leme per nje here tjeter". E kerkova edhe kur u bera kryeminister, por ai iku ne Amerike dhe nuk u kthye me. Se fundmi i gjeta numrin e telefonit dhe dua te gjej mundesine dhe ta takoj. 

A keni pasur dijeni per atentatet ndaj Azem Hajdarit apo kercenimet qe i vardiseshin atij?

Mua lajmi per atentatin me erdhi nga Ben Blushi, zedhenesi im qe e kishte marre nga gazetaret, diten kur une sapo isha kthyer nga Lisbona, ku perfaqesova Shqiperine ne panairin e 1998. Isha ne dijeni te kercenimeve dhe kishim pergatitur nje plan masash te SHIK-ut dhe te policise te cilat ruanin Azemin. Kishte mjaft kercenime dhe pandehma qe agjencite e ligjit ishin te detyruara t'i ndiqnin. Ishim akoma me serioze se kishte ndodhur nje incident me plagosjen e Azemit ne Parlament dhe une besoj qe nuk mund te beja ndonje veprim me shume. Nuk mund te lija asnje veprim manget nga ato qe kam bere, duke dale menjehere ne media, duke bere thirrje per angazhim te plote te shtetit per gjetjen e krimineleve; per nje arsyetim te qete te politikes, per te perballuar nje ngjarje shume te rende per stabilitetin e vendit; te anuloja te nesermen axhenden dhe te kerkoja tryeza politike qe u realizuan te pjesshme se me Berishen nuk bisedohej dot, me opoziten, sic e kerkova edhe ne rastin e plagosjes se Azemit ne Parlament; te ndiqja personalisht veprimet e para hetimore. 

Perse u larguat nga Shqiperia, kercenohej jeta juaj personalisht? Se dyti, ka nje interpretim se u inskenua per te larguar nga jeta politike edhe ju edhe zotin Berisha?

Ka analiste qe kane dhene deklarata per kete ngjarje te rende qe bejne kete ide. Nje kurth ndaj te dyve. Nuk e shoh te pamundur, nuk kam prova qe ta vertetoj une, nuk e perjashtoj. Nuk besoj se me ve ne te njejten pozite mua dhe Berishen. Nuk mund te bashkohen i akuzuari ose drejtuesi i qeverise qe akuzohej per persekutim apo vrasje te opozites, me drejtuesin e opozites qe peson krimin. Jo per shkak se ne kemi qendrime te ndryshme ndaj denimit dhe forces se ligjit ndaj krimit, sidomos kur ai prek politiken. Por per shkak se emocionet dhe pozicionet e asaj dite ishin shprehje e nje procesi te gjate, kisha dhe burgosjen time brenda dhe nuk kishim te njejtin mjedis ku ato kultivoheshin. Mjedisi i partise qeverisese ishte shume i ndryshem nga mjedisi tjeter qe humbi Azem Hajdarin. Natyrisht ajo qe une nuk e perjashtoj fare dhe kam te gjithe sovranitetin e kryeministrit te kohes qe ka informacionin e agjencive shteterore, eshte qe me apo pa dijenine e Berishes, me apo pa dashjen e ekzekutoreve te Azemit, qe tashme besoj jane ne ndeshkimin e ligjit dhe duart e drejtesise, koka qe kerkohej pas tij ishte ajo e Kryeministrit. Ishte e imja. Dhe manovra ime e nates qe gdhihej 14 shtatori, i paralajmeruar se cfare do te sillte, ishte shkeputja e kontakteve edhe me Garden e Republikes. Eskorta ime levizi pa komunikim me te tjere dhe me nje vendim sovran ne perputhje me standardet e sigurise se personaliteteve, ne qark te mbyllur. Vendim i marre nga eskorta dhe personaliteti qe ata mbrojne, eshte legjitime kjo gje, ne kushte emergjence dhe mos funksionimi te shume strukturave mbeshtetese. Vendimi ishte qe te me cojne deri ne Oher, ne mirekuptim me partnere qe asistojne rajonin dhe me agjencite e specializuara per sigurine ne rajon dhe ne luften kunder krimit. Ne nje nga rezidencat shteterore prane kufirit ndenja deri te nesermen ne mengjes, bashke me ambasadorin tone ne Shkup. Kjo eshte pjesa te themi e panjohur per publikun. 

Kishit mundesine qe te beheshit president, kryeminister dhe ju zgjodhet kete te fundit. Ne jeten tuaj, keni bere shume njerez presidente dhe kryeministra, Mejdanin e zgjodhet ju, Moisiun po ashtu ne diskutim me Berishen, Majkon dhe Meten i bete ju Kryeminister, Ramen e sollet nga Franca dhe e futet ne qeveri edhe me kundershtimet e partise, nuk e di ne jeni penduar per kete...

Jo per asnje incident nga ato qe permendet. Jane kaq shume raste. 

Bete mire qe sollet Ramen?

Mos i japim me shume vend Rames. 

Ju vjen keq qe ju qe keni bere disa presidente e kryeminister, nuk merrni dot postin e Presidentit qe e keni aspiruar?

Duket si ironi e fatit. Filozofia ime politike para dhe pas burgut, ka qene ajo e mos perqendrimit te pushtetit ne nje dore, te delegimit te autoritetit ne nivele institucionesh qe funksionojne edhe per parti apo administrata ne demokraci, per nje drejtim kolegjial, per ekipe ku edhe i pari ndermjet te barabarteve ka detyrimet dhe pergjegjesite komplementare me te tjeret dhe per kete arsye, kam ditur te kultivoj dhe tek mjedisi i majte dhe ai politik shqiptar, kulturen e tolerances dhe te bashkejeteses qe i kundervihet ajo e rendjes me cdo kusht, ne cdo kohe dhe pafund per postin me te larte dhe te favorshem me me perfitime dhe dominues, ne kurriz te karrierave, ekipeve, skemave demokratike te funksionimit te politikes se institucioneve qe ka natyrshem nje shoqeri demokratike. Paradoksit dhe asaj qe duket si ironi e fatit, - Nano nuk heq dore nga presidenca, - me lejoni t'i pergjigjem me fillesen e ketij procesi. Qe eshte korriku 1997, kur une kisha pothuajse autoritetin dhe aureolen e heroit te sapo dale nga burgu. Kur vendosa te zbres midis njerezve dhe te marr detyren me te veshtire te Kryeministrit, mund te kisha zgjedhur fare lehte ate te Presidentit. 

Ju vjen keq qe s'e zgjodhet?

Para se te formalizonim postet, vendosa te marr detyren e kryeministrit, sepse kjo detyre, pas krizes se rende te 1997-es, kerkonte luspa te forta mbi kurrizin e politikanit dhe une mendova se i kisha ato. Per te perballuar vendime te renda, te veshtira por te domosdoshme si ato per mbylljen e piramidave dhe nisjen e rimekembjes se shtetit, rendit, administrates dhe gjithckaje tjeter ne marredhenie me boten. Nuk mund ti shmangesha kesaj pergjegjesie, njelloj si nuk ju shmanga nevojes se reformimit te se majtes, ne kushtet gati te pamundura te 1991. Thirra ne zyre te zgjedhurit per skemen e re qeverisese. Fola ne fillim me Mejdanin, dhe i them profesorit te nderuar, qe asnjehere nuk i ndau kufijte mes politikes dhe akademizmit, ndoshta pozitive kjo. " Xhepi, ti do te jesh Presidenti yne i ri!" Ai me thote, jo mo shoku Fatos, se nuk me takon mua. I them, Xhepi leri kinezerirat, se nuk kemi kohe, arsyetimi im eshte qe detyren e kryeministrit do ta marr une, se do kurriz te forte. Ti je figure akademike. Mbaroi pune Xhepi. Skenderit, vendosem me Rexhepin qe t'i jepnim detyren e Kryetarit te Kuvendit. Kurt Kola u be drejtues i Institutit te te Perndjekurve. Lubonja refuzoi te ishte ne krye te institucionit te medias publike - RTSH. Therras me pas Namik Doklen dhe i them: Ti do te jesh kryetari yne i Parlamentit. Ai me tha, faleminderit, Fatos e dija, keshtu duhet te jete. I them, Namik nuk me kuptove, ti do te jesh kryetari yne i Parlamentit, pra zevendes, se drejtues do te jete Skender Gjinushi. Nuk mund t'i mbajme te gjitha per vete, keto kosto i ka koalicioni. Namiku, si natyre malesore, u desh ca kohe ta gelltise. Une, pra, mund ta merrja presidentin pa sforco. Nuk jam penduar per kete. Nuk jam penduar as perballe, asaj qe eshte vertete paradoks, qe mandatet qe une u kam dhene te tjereve, kane qene me te gjata se mandatet e mia. Imagjinoni mandatet e kryetareve te gjykatave, 9 vjet etj. etj. 

Zoti Nano, ne 15 vjet si nje prej dy njerezve me te rendesishem ne Shqiperi, duke u alternuar here-here me zotin Berisha ne angazhimet ndaj shtetit, cila ka qene filozofia juaj politike dhe strategjia, uljet dhe ngritjet ne karrieren tuaj?

Filozofia ime politike, eshte produkt i rrethanave te jetes dhe karrieres sime. Per mua politika eshte pjesemarrje, kompromis, debat paqesor mbi baze principesh dhe programesh dhe sigurisht eshte loje me ekipe, te cilet sipas rreshtimeve, duan kohe te krijohen dhe ne te kunderten, eshte gjeja me e papergjegjshme dhe e kollajshme te shkaterrohen. 

Per se u larguat ne 1998-en?

Ne se do t'ju thosha nje konkluzion qe me vjen nga eksperienca e burgosjes, me lejoni te permend se kur njeriu qendron pak ne burg, del shume revanshist prej tij, kerkon te marre hak. Kur njeriu qendron shume gjate ne burg kam frike se nuk eshte me ne gjendje te beje ndonje veprim te arrire ne sherbim te publikut. Por, kur njeriu qendroka ne menyre te moderuar ne burg, vecanerisht politikani, se po flasim per burgosje politike, sic ishte periudha prej afro kater vitesh per mua, besoj se eshte nje kohe e mjaftueshme per te arsyetuar dhe reflektuar mbi padrejtesine qe krijon ngjarje te tilla tragjike edhe per shoqerine edhe per njeriun politik, dhe vecanerisht per te identifikuar shkaqet pse gjera te tilla vijojne te ndodhin. Per kete arsye behesh me tolerant, me pranues, behesh me i angazhuar per te kuruar konfliktet dhe semundjet qe krijojne eksese te tilla ne jeten shoqerore dhe politike. Nga kjo pikepamje, une kam perqafuar idene e pjesemarrjes dhe bashkepunimit ku nuk shkeleshin parimet. Kam nisur fushata politike edhe brenda partise sime, krahas investimit per te emancipuar krejt politiken shqiptare, sa here qe shkeleshin parimet apo abuzohej me mandatin dhe detyren qe te japin zgjedhesit. Nderkaq politika shqiptare ne njezet vite ka qene e karakterizuar nga konflikti permanent, konflikti qe lidhej me nje koncept te prapambetur ballkanik te politikes, qe ne kategorizimin shkencor te politologjise konsiderohet "O sum game - loja e shumes zero", d. m. th. likuidimi me cdo kusht i kundershtarit, plotesisht dhe perfundimisht. Historia ime ka qene nje tjeter, ajo e bashkejeteses dhe nje loje qe perfundon me nje rezultat ne perfitim te te gjitheve, qe nuk perjashton asnje pale - "Win-win game"!

Nuk kane qene teka, te gjitha keto ulje dhe ngritje? Largimi nga Partia Socialiste per shembull nuk ishte nje teke apo filozofi?

Nuk kane qene teka, sepse lideret i paguajne tekat shume shtrenjte. Une jam detyruar te terhiqem nga skena, sa here qe konflikti e ka kerkuar nje gje te tille. I jam larguar ndeshjes ballas, e cila nuk premtonte asgje pervec likuidimit total te kundershtarit dhe, duke u spostuar ne skenen politike, pa dale jashte saj, kam synuar dhe kam arritur te gjej menyra me paqesore qe kane rivendosur dialogun dhe rindertuar ekipin. 

Jeni larguar nga filozofia apo nga frika zoti Nano?

Kjo eshte konstante ne veprimtarine time politike dhe une nuk besoj se veprimtaria ime politike karakterizohet si ajo e nje frikacaku te madh. Perkundrazi, ne gjithe karrieren me eshte dashur qe me kuraje te terhiqem dhe me shume dashuri dhe zemergjeresi te rindertoj terrenin dhe ekipet qe riparonin fushen e betejes dhe procesin mbi te cilin politika duhet te vazhdoje te ndertoje. 

Ne vitin 2005 kur u terhoqet a menduat se kjo eshte nje terheqje e pa kthim me. Qe kjo loje e terheqjes dhe rikthimeve, do te merrte fund nje dite?

Terheqjet une i konsideroj nje standard te sjelljes politike te koheve moderne, sa here qe rrethanat e sjellin ne menyre te natyrshme kete gje. Une i humba zgjedhjet ne vitin 2005, respektova rregullat e lojes, te funksionimit te nje organizate demokratike te reformuar me shume sakrifica, sic ishte Partia Socialiste deri ne ate kohe dhe, me ne fund vleresova nevojen e perteritjes se ekipeve, me shume kuriozitet dhe dashuri gjithashtu per te nxitur dhe per te gjetur tek gjithe te rriturit nen drejtimin tim, udheheqes te rinj, te afte per te vazhduar stafeten dhe detyren. 

A u terhoqet edhe ju si Ramiz Alia ne 1990-en, pa lene nje trashegimtar, ose duke e lene ne rrjedhje te lire PS-ne, sic la ai PPSH-ne?

Une kam investuar shume per te krijuar figura politike, per te mbeshtetur talente dhe te rinj qe i kane hyre politikes me kuraje dhe me me shume kulture, se sa ata qe hyne ne fillim te viteve 90-te. Nuk jam i zhgenjyer nga tere ky investim, sepse ne PS, ne rrethet e bashkepunetoreve te mi politike dhe bashkeqeverises, ka mjaft figura te spikatura, te cilet edhe sot ndoshta vuajne nga te njejtat semundje te politikes shqiptare dhe lengojne me shume nen peshen e autoritarizmit te rivendosur edhe ne PS. Tashme te dy kampet kam frike se jane bere njelloj. Por, jam i bindur se socialistet kane brenda jo vetem faren, por edhe investimin politik dhe institucional te perbashket, qe do te mund, shume shpejt, te rivendose standardet dhe te rikrijoje horizontet e funksionimit bashkekohes te politikes se majte. 

Po thoni se do te donit te riktheheni?

Ime shoqe i ka dhene nje pergjigje shume njerezore kesaj pyetjeje, duke sjelle ne vemendjen publike se une kam dhene doreheqjen, por nuk kam hequr dore nga politika! Dua te them se une jam ne politike, por nuk kam lindur vetem per te drejtuar. 

Trembeni se kur te trokisni ne deren e PS-se, ajo dere mund te jete e mbyllur?

Nuk besoj se eshte ceshtje zyrash apo fasadash. Nuk besoj se mund te mbyllen dyert e komunikimit tim me socialistet. 

A jane mbyllur keto 4-5 vite?

Eshte mbyllur e gjithe godina e PS-se. Eshte bere hermetike struktura e komunikimit te partise apo te udheheqjes me militantet apo anetaret. 

Po ju kontaktoni me ta?

Une jam shume aktiv ne jeten shoqerore. Jeta ime shoqerore nuk zhvillohet dot pa komunikimin politik. I pergjigjem me kete menyre te heshtur, me tonet e mia te mirekuptuara nga te gjithe, nevojes dhe shqetesimeve qe kane simpatizantet dhe anetaret e se majtes ne te gjithe Shqiperine. Besoj se eshte plotesisht e mundur qe me riaktivizimin e te gjithe vlerave qe kemi krijuar se bashku, e majta te rindertoje aftesine e saj konkurruese dhe te rivendose hierarkine e vlerave te shkaterruara tashme. Besoj se kjo nuk mund te behet me me eren Rama apo me te gjitha semundjet qe solli ai ne PS. 

Ju mendoni se duhet hapur nje ere e re ne Partine Socialiste?

Eshte absolutisht e nevojshme qe te rihapet Partia Socialiste qe te fryjne te gjitha ererat e politikes se majte bashkekohese. 

Nje ere e re me emra te rinj, apo riciklim te emrave te vjeter?

Nuk ka nevoje te behen me eksperimente te rrezikshme dhe aventureske si ky i fundit. Besoj se PS ka ekipet e vlerave qe kemi krijuar se bashku ne 15 vjet zhvillime demokratike, me te cilet mund te rindertohet serish gjithcka qe pret Shqiperia dhe e majta prej socialisteve. 

Ne vitin 1997 takuat Milloshevicin duke kapercyer nje ngerc shume te madh, duke marre dhe shume akuza mbi vete. Ne 98 mbeshtetet UCK-ne qe ishte nje force qe kundershtonte Milloshevicin dhe luftonte per nje Kosove te pavarur. C'domethene kjo kontradikte?

Ceshtja e Kosoves u zgjidh perfundimisht ne periudhen e pluralizmit. Ne patem fatin e madh qe te behemi partnere dhe aleate me faktoret historike te komunitetit nderkombetar qe e kishin pare me te njejtin shqetesim dhe kishin shprehur, ne periudha te ndryshme, angazhimin per te korrigjuar kete padrejtesi te madhe te hartes se Ballkanit. E kam fjalen per aleatet tane natyrale, me te cilet pas rivendosjes se pluralizmit dhe ne disa nga qeverite qe kam drejtuar une, jo vetem rivendosem marredheniet, por ndertuam partneritete dhe aleanca shume aktive. Nga kjo pikepamje, edhe takimi im me Milloshevicin, apo angazhimet publike dhe jo publike ne mbeshtetje te UCK-se dhe te levizjes popullore ne Kosove, per te cliruar kete pjese te rajonit nga goditjet genocidiste te armatave te Milloshevicit - diktatori i fundit ne rajon, ishin pjese e programeve dhe arsyetimeve te perbashketa qe ne ndertonim me aleatet perendimore. 

Cfare diskutuat ju me Milloshevicin, ne takimin koke me koke?

Takimi im me Milloshevicin, vinte pas nje numer takimesh me drejtuesit e vendeve kryesore te Aleances Euroatlantike dhe me Grupin e Kontaktit, ku dihej qe bente pjese edhe Rusia. Takimi im me Milloshevicin u zhvillua ne kuadrin e nje samiti rajonal, ne te cilin takimet bilaterale ishin pjese e axhendave. Ne filozofine time te realpolitikes, kjo eshte pjese e kurajes me te cilen duhet te perballesh me realitetet, edhe kundershtari duhet takuar dhe duhen shkembyer argumentet ballas. 

Ishte bashkebisedues i veshtire?

Ishte shume i veshtire. E kam thene edhe ne menyre figurative, se bombardimi i pare demokratik i Milloshevicit filloi me kete takim, para bombave te verteta te NATO-s. Ishte bashkebisedues i veshtire, sepse une rigjeta tek ky prototip i kastes se vjeter autoritariste dhe bolshevike, cilindo prej figurave te ish byrose politike te Shqiperise. Pra, nje kokedru, nje njeri qe fliste me gjuhen e drurit, nje njeri qe mendonte se " edhe deficiti buxhetor mund te anulohet me vendim qeverie"! Argumentet qe une trajtova me te permblidhen ne frazen: "Zoti Milloshevic, une po ju percjell mesazhet e te gjithe partnereve perendimore te qe po angazhohen me kapercimin e pasojave te shperberjes se Jugosllavise dhe me ndalimin e gjenocidit e te lufterave qe ju keni shkaktuar, por nese ju nuk e kuptoni kete gje, te jeni i sigurt qe shume shpejt, do te vije dikush tjeter pas jush dhe Serbia nuk do te mbetet e izoluar nga rrethimi demokratik i botes moderne, sepse ai do te veproje ne nje tjeter menyre. 

Cili ishte reagimi i tij?

Reagimi i tij ishte tmerresisht bolshevik, sic cdo diktator tjeter, pavaresisht nga rreshtimi i majte apo i djathte. Me tha: "Zoti Nano, ju jeni i painformuar. Ju nuk duhet ta lini veten dhe vendin tuaj te beheni loder ne duart e superfuqive. Une jam gati t'ju shoqeroj tani ne Beograd, ne sheshin kryesor, ku dhe shqiptaret te brohorasin - Rrofte Milloshevici"! Ketu u detyrova te nderpres komunikimin me te, me kete gjuhe te drunjte, duke i thene : "E njohim mire kete formalitet ne shqiptaret, sepse kjo eshte gjuha e drurit qe detyron edhe njerezit me te vuajtur te brohorasin per diktatorin"! Pra, takimi me Milloshevicin, ishte dhe mbetet nje ishull ne veprimtarine time politike, por ai ishte pjese e te gjitha veprimeve koherente qe une si drejtues i qeverise se Shqiperise, kam ndermarre, per te forcuar partneritetin dhe aleancen me aleatet tane historike, qe sollen clirimin e Kosoves. 

A jeni perfshire ju ne stimulimin e UCK-se, ne pranvere 1998-te?

Nje rrethane e panjohur per publikun eshte vizita e nje grupi te lidershipit te UCK-se, ne mars te vitit 1998, ne oret e vona te nates. Me Hashim Thacin dhe me drejtues te tjere te rezistences se armatosur te popullit te Kosoves, te cilet kaluan qafen e malit, dhe zbriten ne Tirane, per te sjelle informacione dhe per te marre me shume indikacione nga komuniteti nderkombetar dhe nga angazhimet qe ne ndanim me ta per ndryshimin e gjendjes ne Kosove. 

Keni ndermjetesuar ju mes komunitetit nderkombetar dhe UCK-se?

Po, kjo ka ndodhur vecanerisht ne Forumin e Krans Montanes dhe ne Davos te Zvicres, ku Ricard Hollbruk, i ngarkuari i Departamentit Amerikan te Shtetit per te zgjidhur krizen mes Beogradit dhe Prishtines, me kerkoi ta vija ne kontakt me disa prej perfaqesuesve te UCK-se ne Gjeneve, me Bardhyl Mahmutin dhe te tjere, takim qe u realizua. Me pas, Hollbruk, viziton edhe Junikun. Eshte e famshme foto e tij, ulur ne nje sofa te njohur te Kosoves, ngjitur me nje luftetar te UCK-se me mjeker dhe me kallashnikov ne dore. Kur kthehet, me thote: "Me krijoi nje ndjesi te cuditshme prania e kallashit, ne oda diplomatike, sa qe mu duk sikur po negocioja me terroriste". I thashe: "Zoti Hollbruk, ka nje paradoks qe duhet ta shmangim sa me pare. Personi qe mbante kallashin, eshte inxhinier elektronik. Ka ardhur nga Suedia per te kontribuar ne menyre patriotike per clirimin e Kosoves. Dhe nese ne nuk jemi te vendosur dhe te shpejte per te ndalur qe instrumentistet e elektronikes te rrembejne serish armet, atehere do te kemi mungese perspektive, jo vetem per rajonin tone por edhe me gjere"! Natyrisht, ajo qe ndodhi me pas, ishte fryt i nje angazhimi te perbashket, te shqiptareve te Shqiperise dhe te Kosoves, te partive politike, te lidereve te tyre, por kjo nuk do te mund te arrihej pa nje bashkepunim dhe partneritet shume interaktiv me kryeqytetet kryesore te botes euroatlantike. 

Eshte i cuditshem fakti qe pavaresisht se jeni perceptuar si nje cift konfliktual me Zotin Berisha, gjate karrieres tuaj te bashkepunimit 15 vjecar ose me gjere me te, ka pasur disa kompromise. Nga se jane frymezuar keto kompromise, kane qene pazare apo pjese e filozofise politike?

Une edhe Berisha nuk e kemi krijuar, por as nuk e kemi mbajtur njeri tjetrin ne politike. Ky realitet eshte ne syte e gjithe publikut. Kundershtarin nuk mund ta zgjedhesh. Historia e pluralizmit na vuri perballe njeri tjetrit, me metoda dhe menyra te ndryshme drejtimi dhe arsyetimi politik dhe, pavaresisht nga taktikat qe une kam perdorur, duke u terhequr per te shmangur konfliktet, duke investuar per te krijuar ne PS dhe ne lidershipet e majte, nje fryme kolegjialiteti dhe nje manover me te gjere se sa ngushtimi i skenes ne duele midis bajlozesh, me sa duket, historia jone, karakteri i saj ballkanik, gradualiteti me te cilin Ballkani dhe Shqiperia po evropianizohen, e beri te pashmangshme kete gje. Nderkaq, kane qene shume pozitive ngjarjet, ne te cilat dy lideret e dy kampeve kane arritur te arsyetojne, te leshojne, te ndertojne procese partneriteti dhe bashkepunimi bipartizan, te cilat kane sjelle me shume stabilitet ne vend, kane evituar kriza ku e ku me te renda se kjo aktualja - e cila eshte nje krize e stisur, si ato te lidhura me periudhen e pare te tranzicionit, me katastrofen socialekonomike paskomuniste, si marreveshjet e vitit 1991, me reformen e ndarjes se tokes per njerezit qe banojne ne territore te fshatit, etj. Apo, akoma me tragjike, gjendja katastrofike e krijuar ne Shqiperi, pas rebelimit popullor qe pasoi renien e firmave piramidale. Ne te gjitha keto raste, para se te gjej une dhe bashkepunetoret e mi, tryezat e dialogut dhe marreveshjeve te medha me Berishen apo palen tjeter, une kam kembengulur te zbatoj politika dhe mekanizma te cilat i kane dhene kundershtarit, opozites, shume me teper hapesire veprimi dhe integrimi ne sistem, se sa vota e popullit, sic ishin kryesimi i komisioneve parlamentare, apo i Kontrollit te Larte te Shtetit prej saj. 

A i ka kushtuar Shqiperise, konflikti Nano-Berisha ne keto 20 vite, a i ka dhene kosto?

Nuk besoj se mund te jepet nje pergjigje bardhe e zi, kryekeput negative, apo kryekeput pozitive ndaj kesaj pyetjeje, qe eshte edhe nje nga sfidat e zhvillimit tone 20 vjecar. Une besoj se, edhe une edhe Berisha mund te kishim evituar shume gjera, ne perplasjen dhe ne pasojat negative qe kane sjelle konfliktet e ashpra te politikes shqiptare mbi zhvillimin e ekonomise dhe ritmin e hapjes, te integrimit me boten. Por, ne fund te fundit, une besoj se kemi manovruar ne kufijte e se mundshmes dhe kemi arritur ne momentet e duhura, shpesh edhe in extremis, te rivendosim hapesirat dhe raportet qe i kane sherbyer vendit me shume se sa e kane demtuar ate. Natyrisht, kur politika dhe zhvillimi politik i nje vendi personalizohet ne dy emra, bien protagonistet e tjere. Por shpesh, edhe une edhe Berisha, na eshte dashur te mbajme ne kurriz kostot e te tjereve, kostot e ekipeve, kostot e aventuriereve, qe jo gjithmone eshte e mundur te kontrollohen nga lideret ne kushte demokratike. 

Ju keni pasur mundesine si nje njeri i fuqishem i ketij vendi, te shenjoni shume karriera, apo dhe te shkaterroni. Si jeni ndjere kur disa prej njerezit tuaj qe i keni mbeshtetur ne poste shume te rendesishme, si Majko, Meta apo Rama kane qene zhgenjyes?

Nuk besoj se kjo ceshtje mund te perballohet vetem me emocionet e mia, si promovues, mbeshtetes apo si lider i struktures, ne te cilen ata zhvilluan karrieren e tyre dhe u rriten. Sepse ky gjykim i takon, me shume se sa lidereve, mjedisit politik ne te cilin ata jane rritur dhe veprojne. Natyrisht, une nuk mund te fusja kusherinjte e mi ne udheheqjen apo ekipet e PS-se. Madje, nje nga tiparet qe kam kembengulur te mos njolloset asnjehere, ka qene pikerisht demotivimi i femijeve te mi, apo i familjareve te mi, per tu afruar me politiken aktive. 

Ka pasur nje ide se djali juaj mund te perfshihej ne listat e PS-se edhe ne keto zgjedhje?

Mund te kete qarkulluar ndonje ide e tille, por nuk ka qene as e imja, as e djalit tim. Ne familjen tone kjo perjashtohej dhe ai vete ka zgjedhur te qendroje larg politikes si profesion. 

Ka njerez qe thone, se ju jeni kryenec, ne shume raste kontrovers, rebel, eshte dicka qe ju ka ardhur nga pushteti, apo e keni pasur edhe me pare?

Ndoshta shfaqja e nje veprimi te papritur, lidhet me rebelimin ndaj nje situate anormale, apo nje padrejtesie apo zhvillimi te deformuar. Ne politik une mbetem nje rebel i tille, sepse kam zgjedhur shpesh me kosto edhe rrugen me te veshtire, edhe kunder rrymes, per te rivendosur gjendjen ne normalitet. 

Keto erdhen nga pushteti apo ishin pjese e juaja?

Perkundrazi, une jam perpjekur dhe besoj kam mundur, qe jo vetem te mbaj larg efektet negative te pushtetit nga deformimi i karakterit tim njerezor dhe filozofise sime politike, por jam perpjekur dhe besoj kam arritur qe mjaft nga valet goditese dhe infektuese te pushtetit ndaj bashkepunetoreve te mi dhe ekipeve me te cilet kam punuar, gjithashtu t'i largoj dhe te siguroj nje mjedis me te shendoshe. Ju me pyesni me se lidhet karakteri im rebel. Me kane ndodhur shume paradokse dhe padrejtesira ne jete. Ne vitin e dyte te shkolles se mesme, tek Sami Frasheri, une u perjashtova nga shkolla per tre muaj, por dhashe provimet me nota te shkelqyera me pas. Me perjashtuan, sepse ne oren e fizkultures, aty ku merrnim vrull ne djemte per kercim se gjati, ne oborrin prapa shkolles, bashke me nje shok, shkuam te bejme ujet ne nje cep. Profesori i fizkultures e mori si sfide dhe, pa na lene te vishemi, na coi direkt ne drejtori. Aty filloi edhe trillimi, se dhe autoritarizmi asnjehere nuk mbeshtetet ne te verteta dhe ky ishte nje veprim autoritar. I thote nendrejtoreshes se shkolles: "Keta dy djemte, e tunden para vajzave te te gjithe shkolles ne penxhere"! Pastaj, kjo ngjarje perkoi dhe me kater djem te tjere te gjimnazit, qe kishin hapur vrima ne banjat e katit te 3 per te pare zyshat nga lart. Te gjashte pastaj na bashkuan ne nje grup dhe na derguan ne Uzinen Partizani per riedukim ne prodhim!